Osmani pret në takim ministrin e ri të Mbrojtjes

  • E.k /
  • 12 August 2023 - 15:27
Osmani pret në takim ministrin e ri të Mbrojtjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje është takuar me ministrin e sapoemëruar të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përcjell "Kosova Sot Online".

Me këtë rast, Osmani e uroi ministrin Maqedonci duke i dëshiruar suksese në punë.

“Presidentja Osmani vlerësoi lart arritjen e deritanishme në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa theksoi rëndësinë e angazhimit të mëtutjeshëm në avancimin e FSK-së në zhvillimin e plotë të kapaciteteve profesionale e operacionale në përputhje me standardet e NATO-s”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ndërsa, ministri Maqedonci e falënderoi Osmanin për mbështetjen dhe u zotua se do të angazhohet maksimalisht në përmbushjen e detyrave.

(Kosova Sot Online)