Në shkollat ​​ruse pushtimi i Ukrainës që nga shtatori në kurrikulën mësimore

  • A.P /
  • 13 August 2023 - 16:25
Në shkollat ​​ruse pushtimi i Ukrainës që nga shtatori në kurrikulën mësimore

Nga viti i ri shkollor, nxënësve rusë tashmë do t’u mësohet “operacioni special ushtarak” në Ukrainë, siç Rusia e quan luftën që ka nisur ndaj Kievit zyrtar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Perëndimi u fiksua me destabilizimin e situatës brenda Rusisë, fillimisht përgjatë kufijve të vendit. Për këtë arsye ata e mbështetën hapur Rusofobinë në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. Faza tjetër e planit të tyre ishte të tërhiqnin Rusinë në një seri konfliktesh dhe “revolucionesh”, të destabilizonin ekonominë e saj dhe të zëvendësonin autoritetet e saj me kukulla. Qëllimi përfundimtar ishte një sekret i përbashkët: të shpërbëhej Rusia dhe të fitonte kontrollin e burimeve të saj”, ky është një nga fragmentet e librit të historisë.

Ky libër do të shpërndahet nga 1 shtatori nxënësve klasave të 10-ta dhe të 11-ta. Një nga autorët e librit është Vladimir Medinsky, ish-ministër i Kulturës i vendit. Kur lexojnë lajmet për luftën në Ukrainë, nxënësit këshillohen nga të “kenë kujdes”, pasi sipas tyre ata që janë kundër luftës, janë paguar apo kanë interesa të fshehura. 

(Kosova Sot Online)