Viti i ri shkollor fillon më 1 shtator, nxënësit do të kenë edhe pushim vjeshtor

  • E.K /
  • 15 August 2023 - 11:55
Viti i ri shkollor fillon më 1 shtator, nxënësit do të kenë edhe pushim vjeshtor

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se viti i ri shkollor do të filloj më 1 shtator, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tutje, Nagavci ka treguar se do të ketë edhe pushim vjeshtor.

“Kemi finalizuar kalendarin vitit ri shkollor 2023/24. Sipas udhëzimit administrative, viti ri shkollor fillon më 1 shtator. Risi është se do të kemi edhe pushimi vjeshtor, në mënyrë që të kemi balancim mes ngarkesës së fëmijëve gjatë gjithë vitit të ri shkollor”, ka deklaruar Nagavci.

(Kosova Sot Online)