Policia: Ende po vazhdon realizimi i urdhrit operativ 'Goditja'

  • A.P /
  • 15 August 2023 - 20:00
Policia: Ende po vazhdon realizimi i urdhrit operativ 'Goditja'

Policia e Kosovës, është duke vazhduar së zbatuari detyrat që dalin nga UO “Goditja”. Gjatë një jave (08-14 gusht 2023), policia ka shtuar aktivitetet e saja kryesisht në zonat urbane me qëllim të ofrimit të sigurisë publike dhe arrestimin e të dyshuarve që bien ndesh me ligjin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Gjatë kësaj kohe, janë shënuar aktivitetet si në vijim:

· Janë realizuar 2997 Pika Kontrolli për Automjete, 970 prej tyre me radarë dhe alool-test,

· Janë kontrolluar 16916 automjete,

· Janë kontrolluar 270 lokale,

· Janë arrestuar 96 persona, prej tyre 27 me urdhër-arreste nga gjykatat dhe

· Janë konfiskuar 37 armë.

Policia do të vazhdojë të kryejë dhe të realizojë pikat e parapara me këtë urdhër me qëllim që rastet kriminale të parandalohen dhe zvogëlohen sa më shumë.

(Kosova Sot Online)