Katër kosovarë lëndohen nga shpërthimi në një motoskaf në Dhërmi

  • E.K /
  • 16 August 2023 - 08:22
Katër kosovarë lëndohen nga shpërthimi në një motoskaf në Dhërmi

Katër shtetas të Kosovës janë plagosur të martën në plazhin e Dhërmisë në Shqipëri, për shkak të shpërthimit të një motoskafi në det, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia e Shtetit ka thënë se dyshon se për shkak të vakumit dhe nxehtësisë ka shpërthyer bidoni me 28 litra benzinë në mjet.

Djegie ka pësuar edhe drejtuesi i motoskafit.

Ata tashmë e kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, ku më pas janë liruar nga spitali.

Rasti është duke u zbuluar rreth shkakut të zjarrit.

(Kosova Sot Online)