Gjakovë: Një grua raporton në polici dy burra për dhunim dhe sulm seksual, njëri arrestohet tjetri është në kërkim

  • E.K /
  • 16 August 2023 - 10:11
Gjakovë: Një grua raporton në polici dy burra për dhunim dhe sulm seksual, njëri arrestohet tjetri është në kërkim

Një grua në Gjakovë ka raportuar në polici dy persona për veprat penale “Dhunim” dhe “Sulm seksual”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo ka raportuar se këta dy persona në periudha të ndryshme kohore kanë kryer këto vepra ndaj saj.

Njëri nga të dyshuarit (për sulm seksual) është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i dytë ndodhet në kërkim policor ku sipas informacioneve ndodhet jashtë vendit.

Viktima femër kosovare pas intervistimit është dërguar për kontroll mjekësor.

Ndërsa, rasti është duke u hetuar.

“Gjakovë 15.08.2023-23:10. Viktima femër kosovare ka raportuar se ndaj saj janë kryer veprat e lartcekura nga dy të dyshuar të ndryshëm, në periudha të ndryshme kohore, ku si rredhojë nga njësitë policore njëri nga të dyshuarit (për sulm seksual) është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i dytë ndodhet në kërkim policor ku sipas informacioneve ndodhet jashtë vendit. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit viktima femër kosovare pas intervistimit është dërguar për kontroll mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)