Si u përjashtua profesori nga partia e Vuçiqit me një mesazh në viber

  • A.P /
  • 16 August 2023 - 14:38
Si u përjashtua profesori nga partia e Vuçiqit me një mesazh në viber

Mësuesi i edukimit fizik, Slavoljub Stojadinoviq, i cili në vitin 2019 parandaloi një masakër në shkollën ku punonte duke mposhtur një sulmues që kishte peng të gjithë klasën, do të jetë folës në protestën e së shtunës kundër presidentit Aleksandar Vuciq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka konfirmuar për Nova.rs se do të flasë në protestën e radhës.

Kujtojmë, në vitin 2019, profesori Sllavoljub Stojadinoviq mundi një sulmues të armatosur që hyri në shkollën e mesme “Vuk Karaxhiq” dhe parandaloi një masakër të mundshme.

Që nga ajo ngjarje, profesori i edukatës fizike u bë pronar i çmimit Svetosava, të cilin ia dhuroi personalisht ministri i Arsimit, dhe i Medaljes së Artë për Guxim “Miloš Obiliq”, të cilin e mori me rastin e festës së shtetësisë. 

Mirëpo, ky hero “i përkohshëm” ishte më i lumtur për punësimin e përhershëm të cilin e priste gati dy dekada.

Mësuesi i edukimit fizik, Sllavoljub Stojadinoviq, së fundi ka kërkuar që mësuesve t’u kthehen kompetencat më të mëdha, sepse siç thotë ai, fëmijët i dinë të drejtat e tyre, por jo detyrimet. Pas tragjedive në Ribnikar dhe Mlladenovc, ai ishte mysafir si dëshmitar dhe hero në televizione të shumta dhe më pas erdhi hakmarrja e përparimtarëve.

Ai ka thënë se ka marrë medalje për trimëri nga presidenti i vendit, Aleksandar Vuçiq, por pas tragjedive në shkollën fillore Vladislav Ribnikar dhe në Dubonë, përmes Viberit është përjashtuar nga bordi i SNS-së.

“Pas një sërë paraqitjesh televizive, nuk e di pse, mora një mesazh se më përjashtuan nga Komiteti i dytë vendor i SNS-së në Planën e Madhe, pas kësaj u largova dhe u shkëputa nga partia. Urdhri themelor ishte që më thirrën dhe më thanë se diçka nuk shkon dhe unë përmes grupit Viber mora se isha shkëputur”, tha Stojadinoviq.


(Kosova Sot Online)