Nga rrëshqitjet e dheut në këtë vend rritet numri i viktimave

  • A.P /
  • 17 August 2023 - 14:28
Nga rrëshqitjet e dheut në këtë vend rritet numri i viktimave

Mediat ndërkombëtare raportuan se 72 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjeve të dheut që goditën shtetin Himachal Pradesh, pas reshjeve të dendura të ditëve të fundit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas zyrtarëve lokalë bilanci i viktimave mund të jetë i përkohshëm.

Trupi i viktimës së fundit, një profesor universiteti, u gjet në tempullin Shiv Bawadi të Shimla, i cili u shemb të hënën.

Dyshohet se nën rrënojat e objektit të faljes ka edhe trupa të tjerë.

(Kosova Sot Online)