Ky mot do të na mirëpret sot në vendin tonë
Ditën e shtunë në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 14°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 20°C gjatë pasdites.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
(Kosova Sot Online)
