Protestë në Tiranë kundër ekstradimit të ish-luftëtarit të UÇK-së

  • A.P /
  • 17 August 2023 - 18:36
Protestë në Tiranë kundër ekstradimit të ish-luftëtarit të UÇK-së

Sot është zhvilluar protesta e radhës para ministrisë së Drejtësisë në Tiranë, në mbështetje të ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhajt i arrestuar më 31 korrik 2023, me urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Speciale në Hagë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Me pankarta në duar qytetarët kundërshtojnë ekstradimin e tij.

“Me Goxhajn krenohet Labëria, Çamëria, Dardania, ju burgosi Shqipëria”, është ky slogani i kësaja protestë që shoqëron qytetarët.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në “arrest në burg” Goxhajn.

Teksa u kërkua rivlerësimi i masës së sigurisë, është lënë në fuqi masa ‘arrest me burg’ për Goxhajn. Ndërkohë avokati apeloi në Apel masën ‘arrest me burg’ për Goxhajn, që u vendos ditë më parë nga gjykata, por kjo gjë u refuzua.

Ndaj Dritan Goxhajt, Gjykata Speciale e Kosovës ka lëshuar një urdhër-arrest, pasi e akuzon se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Dritan Goxhaj pritet të ekstradohet në javët në vijim për në Republikën e Kosovës.


(Kosova Sot Online)