Kurti mbledh kabinetin qeveritar, pjesëmarrëse edhe Rozeta Hajdari

  • E.K /
  • 18 August 2023 - 14:23
Kurti mbledh kabinetin qeveritar, pjesëmarrëse edhe Rozeta Hajdari

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbledhur kabinetin e tij qeveritar në Kryeministri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Raportohet se në këtë mbledhje pjesëmarrëse është edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Kjo mbledhje ndodh pas bastisjeve me urdhër të Prokurorisë Speciale në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) nën dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore.

Gjatë operacionit të sotëm janë arrestuar dy zyrtarë të ministrisë dhe një afarist.

(Kosova Sot Online)