Sveçla: Policët po detyrohen të japin dorëheqjen përmes kërcënimeve dhe presioneve të Beogradit

  • E.K /
  • 18 August 2023 - 14:36
Sveçla: Policët po detyrohen të japin dorëheqjen përmes kërcënimeve dhe presioneve të Beogradit

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas dorëheqjes së policëve të rinjë serbë nga Policia e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sveçla ka shkruar se dorëheqjet po ndodhin si pasojë e kërcënimeve dhe presioneve nga Beogradi.

Ai ka thënë se komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë ashpër ndaj sjelljes së Serbisë.

“Policët po detyrohen të japin dorëheqjen përmes kërcënimeve dhe presioneve nga institucionet e sanksionuara të Beogradit. Në këtë mënyrë ata qëllimisht po dëmtojnë pakicën serbe në Kosova, duke shkelur sovranitetin tonë. Kjo duhet të ndalojë. Komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë ashpër ndaj sjelljes së Serbisë”, ka shkruar Sveçla në Tëitter.

(Kosova Sot Online)