Bllokohet ashensori i një ndërtese, brenda dy persona raportohet se filluan të grinden mes vete

  • A.P /
  • 20 August 2023 - 09:32
Bllokohet ashensori i një ndërtese, brenda dy persona raportohet se filluan të grinden mes vete

Ashensori i një ndërtese është bllokuar ku kanë mbetur dy persona, të cilët më pas kanë nisur të grinden mes vete, ka raportuar policia, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me forcë e kanë hapur ashensorin, mirëpo njëri prej personave i kishte kanosur zyrtarët policor dhe tjetri e ka sulmuar.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR – Prizren 19.08.2023-07:50.  Është raportuar se ashensori i një ndërtese është bllokuar dhe si pasoj kanë mbetur dy të dyshuar të cilët kanë filluar në grindje në mes veti. Njësiti policor dhe i zjarrfikësve kanë dal në vendin e ngjarje dhe me forcë kanë hapur ashensorin ku i dyshuari i ka kanosur zyrtarët policor dhe njërin prej tyre e ka sulmuar. Gjatë kontrollit te i dyshuari i është gjetur një thikë, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

(Kosova Sot Online)