Në këtë qytet të Kosovës një person theret me thikë

  • A.P /
  • 20 August 2023 - 12:32
Në këtë qytet të Kosovës një person theret me thikë

Raportohet se sot në  Mitrovicë, një person është therë me thikë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

“Sipas informatave të pranuara pas një mosmarrëveshje një person ka mbetur i lënduar dyshohet me mjet të mprehtë-thikë, personi është dërguar për tretman mjekësor në emergjencë ndërsa njësitë kompetente janë duke u marrë me rastin.”

Ai tha se personi i dyshuar është identifikuar por nuk ka informata nëse është arrestuar.

(Kosova Sot Online)