Ferizaj: Persona të panjohur depërtojnë me forcë në një shtëpi, vjedhin një motor dhe një pistoletë

  • E.K /
  • 21 August 2023 - 12:43
Ferizaj: Persona të panjohur depërtojnë me forcë në një shtëpi, vjedhin një motor dhe një pistoletë

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Jezerc të Ferizajit, shkruan “Kosova Sot Online”.

Një femër ka raportuar person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e saj dhe nga aty kanë vjedhur një motor katër-rrotash dhe një pistoletë me 40 copë fishekë.

Njoftimi i Policisë:

VJEDHJE E RËNDË

Rr. Epopeja e Jezercit, Ferizaj 20.08.2023-20:05. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e saj dhe nga aty kanë vjedhur një motor katër-rrotash dhe një pistoletë me 40 copë fishekë. Rasti në procedurë hetimore.

(Kosova Sot Online)