Nis ndërtimi i rrugës që e lidh Kosovën me pjesën veriore të Shqipërisë

  • E.K /
  • 21 August 2023 - 14:27
Nis ndërtimi i rrugës që e lidh Kosovën me pjesën veriore të Shqipërisë

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka njoftuar se sot ka nisur projekti që lidhë Kosovën me pjesën veriore të Shqipërisë, Tropojën dhe Bajram Currin, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se ky projekt është shumë i rëndësishëm për Gjakovën dhe më gjerë, sepse kjo rrugë është e karakterit nacional.

“Bëhet fjalë për daljen për Rekë të Keqe dhe “Qafë Morinë”, e cila lidhë Kosovën me pjesën veriore të Shqipërisë, Tropojën dhe Bajram Currin. Një projekt si ky është shumë i rëndësishëm për Gjakovën dhe më gjerë, sepse kjo rrugë është e karakterit nacional.” ka shkruar Gjini.

(Kosova Sot Online)