Bie fluksi në pikat kufitare, ja sa janë pritjet në Merdare

  • E.K /
  • 22 August 2023 - 08:00
Bie fluksi në pikat kufitare, ja sa janë pritjet në Merdare

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitare në faqen e saj zyrtare ka bërë të ditur se sot, kolonat në Merdarë janë deri në 100 metra për të dalë nga Kosova, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas QKMK-së, në këtë pikë kufitare, për të dalë nga Kosova qytetarët, mëngjesin e sotëm, po presin deri në 30 minuta.

Ndërsa, pritjet për të dalë nga Kosova, deri në 30 minuta ka edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë.

Në pikat tjera kufitare nuk raportohet për kolona e pritje të gjata.

(Kosova Sot Online)