Aksion në Prishtinë: Konfiskohet drogë dhe arrestohen dy persona

  • E.K /
  • 22 August 2023 - 09:33
Aksion në Prishtinë: Konfiskohet drogë dhe arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është arrestuar një person, pasi i është gjetur sasi e substancave narkotike, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në raport thuhet se gjatë kontrollit në afërsi të shtëpisë së tij, policia ka gjetur dhe konfiskuar tetë paketime me peshë 12.4 gram me marihuanë.

Poashtu, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, policia ka konfiskuar 68.5 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, tre peshore digjitale, një pistoletë me 7 fishekë, dy grinder për bluarjen e marihuanës, një telefon celular dhe 150 euro para të gatshme.

Gjatë operacionit, në vendngjarje është paraqitur edhe i dyshuari tjetër, që gjatë kontrollit i është gjetur një gram substancë narkotike, e llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar me procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)