Vdes një grua në Malishevë, arrestohen dy persona për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor

  • E.K /
  • 23 August 2023 - 09:16
Vdes një grua në Malishevë, arrestohen dy persona për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor

Dy persona janë arrestuar për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor, pas vdekjes së një gruaje në Malishevë, përcjell “Kosova Sot Online”

Rasti ka ndodhur dje.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje

“TRAJTIM I PANDËRGJEGJSHËM MJEKËSOR

Malishevë 22.08.2023-13:00. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovarë, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare e cila ka ndërruar jetë. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)