Policia e Kosovës po i kërkon këta dy persona, dyshohen për vjedhje identiteti

  • E.K /
  • 23 August 2023 - 12:23
Policia e Kosovës po i kërkon këta dy persona, dyshohen për vjedhje identiteti

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e dy të dyshuarve për vjedhje të identitetit dhe qasjes, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtyre personave.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje e identitetit dhe qasjes, që ka ndodhur me datën 08.08.2023, në Prishtinë.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim - identifikim të personave të dyshuar

Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje e identitetit dhe qasjes, që ka ndodhur me datën 08.08.2023, në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

(Kosova Sot Online)