Petkoviq iu 'kapet' Kurtit: Ti je gjeneratori i provokimeve

  • A.P /
  • 23 August 2023 - 16:41
Petkoviq iu 'kapet' Kurtit: Ti je gjeneratori i provokimeve

Kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se është Beogradi ai që po shkakton përshkallëzim të situatës në veri të Republikës së Kosovës, i ka reaguar drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Petkoviq ka thënë se të gjitha incidentet dhe provokimet në veri kanë “ardhur ekskluzivisht” nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Të gjitha incidentet, provokimet dhe përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës vijnë vetëm dhe ekskluzivisht nga Albin Kurti, si gjeneratori i vetëm i krizës , por edhe në zonën e Ballkanit Perëndimor, që ai demonstruar së fundmi në Maqedoninë e Veriut” , ka thënë ai.

Petkoviq ka thënë se Kosova në veri po “përpiqet të fsheh rezultat e politikës së saj katastrofale”.


(Kosova Sot Online)