Hovenier: Humanizmi i kosovarëve që shpëtuan hebrenjë duhet të na frymëzojë

  • A.P /
  • 23 August 2023 - 18:05
Hovenier: Humanizmi i kosovarëve që shpëtuan hebrenjë duhet të na frymëzojë

“Muri i Nderit” që përkujton dhe nderon me emra kosovarët që kanë shpëtuar hebrenjë gjatë Luftës së Dytë Botërorore, është inauguruar sot në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në ceremoni, ka marrë pjesë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeffrey Hovenier

“I nderuar të marrë pjesë sot në përurimin e Murit të Nderit në Parkun e Qytetit në Prishtinë, duke i bërë homazhe kosovarëve që u strehuan fqinjëve të tyre hebrenj gjatë Holokaustit. Humanizmi i tyre i guximshëm duhet të na frymëzojë për të ndihmuar të tjerët në nevojë dhe për të dyfishuar përpjekjet tona drejt një shoqërie të drejtë ku të gjithë jetojnë në dinjitet dhe paqe – një shoqëri ku aktet  çnjerëzore të së kaluarës kujtohen dhe nuk lejohen të përsëritet kurrë. #Kurrë nuk harrojmë” ka shkruar diplomati amerikan.

(Kosova Sot Online)