Hodhi nga dritarja e veturës mbeturina në rrugë, kjo i kushtoi shumë shtrenjtë shoferit në Tiranë

  • E.K /
  • 25 August 2023 - 15:23
Hodhi nga dritarja e veturës mbeturina në rrugë, kjo i kushtoi shumë shtrenjtë shoferit në Tiranë

Policia e Tiranës ka gjobitur shofer, i cili ka hedhur mbeturina nga dritarja e veturës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Shoferi është gjobitur me 100.000 lekë për hedhjen e mbeturinave nga dritarja e makinës si dhe për mosrespektimin e shpejtësisë në qendrën e banuar.

“Policia Rrugore Tiranë është e vendosur për ndëshkimin e të gjithë drejtuesve dhe pasagjerëve që hedhin sende nga mjetet në lëvizje. Kjo shkelje dënohet me gjobë nga 2.500-10.000 lekë sipas nenit 15/1, germa i, të Kodit Rrugor. Mjedisi është i të gjithëve, mos e ndotni atë!”, është apeli i policisë.

(Kosova Sot Online)