Prizren: Një person gjendet i vdekur afër objektit ku punonte, rasti është duke u hetuar

  • E.K /
  • 26 August 2023 - 09:39
Prizren: Një person gjendet i vdekur afër objektit ku punonte, rasti është duke u hetuar

Një person është gjetur pa shenja jete në një afërsi të një objektit në Prizren, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia thotë se kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me ndihmën e shpejtë dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.

Ngjarja ka ndodhur dje pasdite dhe sipas familjarëve ai ka qenë punëtor ndërtimi.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete në afërsi të një objektit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ndihma e shpejtë mjekësore dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës, i cili sipas familjarëve kishte qenë punëtor ndërtimi në kompani”, ka njoftuar policia.

Trupi i pajetë i viktimë është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është nën hetime.

(Kosova Sot Online)