43-vjeçari rrah nënën dhe babanë në Pogradec

  • E.K /
  • 26 August 2023 - 17:40
43-vjeçari rrah nënën dhe babanë në Pogradec

Një 43-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Buçimas.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin Z. H., 43 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)