Infermieri kosovar: Vitia para se të bëhej ministër me priste me një pritje të ngrohtë, sot kaloi kah unë sikurse para varrezave

  • E.K /
  • 30 August 2023 - 08:40
Infermieri kosovar: Vitia para se të bëhej ministër me priste me një pritje të ngrohtë, sot kaloi kah unë sikurse para varrezave

Enlirat Duraku nga Oda e Infermiereve të Kosovës, ka thënë se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk i ka folur gjatë vizitës në një nga klinikat e QKUK-së ku ai është duke u trajtuar si pacient, përcjell “Kosova Sot Online”.

Duraku tha se para se Vitia të bëhej ministër ata kanë pasur raport miqësor, duke thënë se Vitia ka qenë më modest se ai.

Sipas Durakut, Vitia mund të jetë hidhëruar nga kritikat e vazhdueshme që ja ka bërë.

“Arben Vitija para se të bëhej ministër në Ministria e Shëndetësisë, me një pritje të ngrohtë, moqësore, pothuajse në të njejtin nivel me mua, e mos ndoshta edhe më modest se sa unë. Sonte, në këto orë të vona si Ministër i Shëndetësisë i bie kah unë sikurse para varrezave, edhe pse isha në kapacietet të pacientit. Ndoshta edhe është hidhëru nga kritikat e mia, mirëpo ato janë pozicionale. Sidoqoftë e qmoj angazhimin e tij dhe vizitën në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në orën 24:00. Të paktë ky është indikator që po mundohet të bëjë mirë diqka”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)