Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e QKMF-së në vlerë mbi 2 milionë euro në Ferizaj

  • E.K /
  • 30 August 2023 - 11:35
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e QKMF-së në vlerë mbi 2 milionë euro në Ferizaj

Sot është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ministri Vitia tha se ndërtimi i QKMF-së është në funksion të një infrastrukture moderne me synimin që të ofrojë shërbime sa më cilësore për qytetarët e Komunës së Ferizajt.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, falënderoi Ministrin Vitia për bashkëpunimin dhe përkrahjen veçanërisht pasi që regjioni i Ferizajt ofron shërbime për një numër të madh të popullatës, duke përfshirë edhe komunat tjera përreth.

Vlera totale e ndërtimit të QKMF-së në Komunën e Ferizajt është 2 milionë e 250 mijë euro. Ministria e Shëndetësisë do të ndajë për këtë projekt 2 milionë e 25 mijë euro (90%), ndërsa Komuna e Ferizajt do të participojë me 225 mijë euro apo 10% të vlerës totale, si dhe merr përsipër koston shtesë në rast të tejkalimit të buxhetit të planifikuar.

(Kosova Sot Online)