Klinaku intervistohet nga Policia pas deklaratës për vrasjen e Kurtit: Ajo deklaratë është nxjerrë prej konteksti

  • E.K /
  • 30 August 2023 - 13:15
 Klinaku intervistohet nga Policia pas deklaratës për vrasjen e Kurtit: Ajo deklaratë është nxjerrë prej konteksti

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku është intervistuar sot nga Policia, për deklaratën që bëri dje për kryeministrin Albin Kurti, ku kishte thënë “më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Pas intervistimit, Klinaku bëri të ditur se kjo deklaratë e tij është nxjerrë nga konteksti.

“Sapo dola nga stacioni policor. Me urdhër të prokurorit u intervistova lidhur me deklaratën. Siç e thashë edhe në polici, ajo deklaratë është nxjerrë prej konteksti. Kaq mund të them për media. E sa i përket kërkesave për dorëheqjen time nga drejtimi i OVL UÇK-së, hiç në plan nuk e kam. Nuk më kanë zgjedhur ata që po kërkojnë dorëheqjen time, por anëtarët e organizatës së veteranëve”, bëri të ditur ai.

(Kosova Sot Online)