Rukiqi: Qeveria Kurti edhe kur e shpenzon paranë publike e shpenzon keq

  • A.P /
  • 30 August 2023 - 20:12
Rukiqi: Qeveria Kurti edhe kur e shpenzon paranë publike e shpenzon keq

Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurtia ”edhe kur e shpenzon parane publike, e shpenzon keq”.

Këtë pretendim ai e ka arsyetuar, pasi Qeveria ndau mjetet për librat shkollorë të cilat do të iu transferohen prindërve të nxënësve.

”Mbi 4 milionë ka qene oferta per librat shkollore, ne tenderin e anuluar nga Qeveria. Sot i kane ndare mbi 6 milionë euro, për  librat e njëjtë”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.

Ai ka thënë se efekti në këtë rast është dëmtim i buxhetit.

(Kosova Sot Online)