Zv.ministri Tafarshiku: Krejt natën mund ta konfirmoj se i vetmi fajtorë për zjarrin është Ardian Gjini

  • E.K /
  • 31 August 2023 - 08:30
Zv.ministri Tafarshiku: Krejt natën mund ta konfirmoj se i vetmi fajtorë për zjarrin është Ardian Gjini

Zv.ministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku, vazhdon të deklarojë se fajtori për djegien e Muzeut të Muzikës në Gjakovë është është qevrisja lokale dhe kryetari Ardian Gjini, përcjell “Kosova Sot Online”.

I njëjti, ka akuzuar edhe më parë qeverisjen komunale të Gjakovës se shkatërrimi i Muzeut u bë për ndërtimin e banesave në atë zonë. Por kjo u mohua nga kryetari Ardian Gjini, i cili tha se aty nuk ka mundësi për ndërtimin e banesave dhe kjo “është e palogjikshme”.

Postimi i plotë i Tafarshikut:

Krejt natën mund ta konfirmoj dhe rikonfirmoj se i vetmi fajtorë për zjarrin, degradimin dhe gjendjen e muzeut të muzikës “Tabhane” është qeverisja lokale dhe Ardian Gjini.

Ani kur po i shoh militantët e Aleancës me adresa të rrejshme tu komentu e tu i bo thirrje prokurorisë me më hetu mua që po e flas të vërteten.

Prokuroria duhet me ju burgos për pa përgjegjësin ndaj një aseti të trashëgimisë kulturore.

Ani po doni me bo krahasime me kryetaren Mimoza Kusari, qe po ju bashkangjes fotot nga themelimi i muzeut të muzikës.

Ja si dukej “Tabhane” në qeverisjen Kusari Lila në Gjakovë.

Veq me fakte!

Ndërsa, Komuna e Gjakovës e ka quajtuar lajm të keq djegien e Muzeut të Muzikës, teksa njoftoi se objekti do të rindërtohet vitin tjetër.

Komuna e Gjakovës thotë se është në pritje të hetimeve për të kuptuar shkaktarin e zjarrit.

(Kosova Sot Online)