Pse Nuredin Gashi i njohur si ‘Nur Drenica’ e kanosi kryeministrin Kurti?

  • A.P /
  • 31 August 2023 - 14:24
Pse Nuredin Gashi i njohur si ‘Nur Drenica’ e kanosi kryeministrin Kurti?

Rapsodin e njohur shqiptar nga Drenasi, Nuredin Gashi i njohur si ‘Nur Drenica’, policia e Kosovës është duke e marr në pyetje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar Gashii.

Ai dje e përkrahi deklaratën e kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ku u përmend vrasja e kryeministrit Albin Kurti.

Gashi ka komentuar deklaratën e Faton Klinakut gjersa e quajti tradhtar Kurtin dhe subjektin politik të tij.

“E kam thënë dhe e them prapë, nuk e marr tragjike deklaratën e Faton Klinkaut sepse atdheu është më me vlerë sesa të gjitha. Konsideroj se çdo njeri i cili bën të këqija, siç bën Albin Kurti, dhe po të isha në vendin e tij, duhet të vritet patjetër sepse është tradhti ndaj atdheut. Konsideroj se partia e Kurtit dhe stafi i vet janë tradhtarë të vendit”, kishte deklaruar ai.

Pasi ka ka kanosur me vrasje Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar sot një person me inicialet N.S, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai po dyshohet për veprën penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës’’ nga neni 121 të KPRK-së.

Sipas Prokurorisë, ai fillimisht ka bërë një postim në Facebook me përmbajtje inkriminuese si dhe të njëjtën deklaratë e ka përsëritur në një emision televiziv.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës, ka arrestuar sot të dyshuarin me inicialet N.S. për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës’’ nga neni 121 të KPRK-së. Prokuroria Speciale njofton se i dyshuari N.S. ka bërë kanosje të dhunës për vrasje ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, pasi që ka bërë një postim në rrjetin social “Facebook’’ me përmbajtje inkriminuese, si dhe, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të emisionit “DP’,  të datës 30 gusht 2023, të njëjtën deklaratë i njëjti e përsëritë”, thuhet në njoftim.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, saktësisht Nenit 128, kryerja e kësaj vepre dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

“Kushdo që me qëllim të rrezikimit të rendit kushtetues apo sigurisë së Republikës së Kosovës, me përdorim të dhunës apo me kanosje të dhunës, pengon një apo më shumë nga personat e saktësuar në nenin 126 të këtij Kodi në ushtrimin e detyrave zyrtare apo i detyron të kryejnë apo të mos kryejnë ndonjë veprim nga fushëveprimi i detyrave të tyre, dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet”, parashihet me Kodin Penal.

(Kosova Sot Online)