Qytetarët presin deri 40 minuta për të dalë nga Kosova në këto pika kufitare

  • E.k /
  • 01 September 2023 - 09:26
Qytetarët presin deri 40 minuta për të dalë nga Kosova në këto pika kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se në dalje të dy vpikave kufitare në Merdar dhe Dheu i Bardhë janë krijuar kolona deri në 150 metra, përcjell “Kosova Sot Online”.

Qytetarët po presin deri në 40 minuta në dy pikat kufitare të lartë cekura për të dalë nga Kosova.

Kurse, gjendja në vendkalimet tjera kufitare është e qetë.

(Kosova Sot Online)