Forca të mëdha policore dërgojnë Andi Italianin në QKUK

  • E.k /
  • 01 September 2023 - 10:24
 Forca të mëdha policore dërgojnë Andi Italianin në QKUK

I dyshuari kryesor për incidentin tragjik që ndodhi para disa javësh në Bon Vivant, Andi Pajaziti, është dërguar sërish në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Raportohet se forca të shumta policore e kanë shoqëruar Pajazitin për në Klinikë, ku i është nënshtruar kontrolleve mjekësore, për shkak se gjendja e tij shëndetësore ende nuk është stabilizuar.

Pajaziti po dyshohet për vrasjen e Kastriot Ramadanit, me të cilin fillimisht ishin përfshirë në një përleshje fizike, bashkë edhe me të dyshuarit e tjerë, Hisni Gecaj, Gëzim Zakuti dhe i arratisuri, Dukagjin Nikollaj.

(Kosova Sot Online)