Demi: Gati gjysma e popullsisë e ka të pamundur të sigurojë së paku 80 euro për me i ble librat për fëmijët

  • E.K /
  • 01 September 2023 - 10:35
Demi: Gati gjysma e popullsisë e ka të pamundur të sigurojë së paku 80 euro për me i ble librat për fëmijët

Drejtori i institutit GAP, Agron Demi, duke iu referuar të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ka thënë se gati 43% e popullsisë nuk mund të përballojnë një shpenzim të papritur prej 100 €, përcjell "Kosova Sot Online".

Në këtë mënyrë, sipas tij, gati gjysma e popullsisë e ka të pamundur të sigurojë 80 euro për blerjen e librave për fëmijët.

“Asesi nuk po mundem me kuptu “logjikën” e kësaj Qeverie!”, ka shkruar Demi.

“Sipas ASK, 43% e popullsisë nuk mund të përballojnë një shpenzim të papritur prej 100 €. Këtë javë, gati gjysma e popullsisë e ka të pamundur të sigurijë së paku 80 euro për me i ble librat për fëmijët. Unë, që e paguhem mbi rrogën mesatare në Kosovë, nuk i kam 80 euro në fund të muajit. Asesi nuk po mundem me kuptu “logjikën” e kësaj Qeverie!”, ka shkruar Demi.

(Kosova Sot Online)