Pritje të gjata në pikën kufitare në Merdare, kolona arrin mbi 1000 metra
Koha e pritjes për të dalur nga Kosova nga pika kufitare e Merdares, po arrin mbi dy orë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se kolonat në dalje të kësaj pritje po arrijnë në 1100 metra.
Në pikën kufitare të Dheut të Bardhë, kolona arrin deri në 150 metra.
(Kosova Sot Online)
