Osmani: Kryefjala e vizitës sime është bashkërendimi për një strategji dhe veprim të unifikuar të politikës së jashtme

  • E.K /
  • 04 September 2023 - 12:13
Osmani: Kryefjala e vizitës sime është bashkërendimi për një strategji dhe veprim të unifikuar të politikës së jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me presidentin shqiptar, Bajram Begaj, Osmani theksoi mbështetjen e madhe që tha se e mori atje, duke shtuar se ajo “nuk ka munguar”, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Kryefjala e vizitës sime është bashkërendimi për një strategji dhe veprim të unifikuar të politikës së jashtme”, tha Osmani.

Ajo foli për Serbinë që tha se “akoma vazhdon me logjikën e zhdukjes sonë nga faqja e dheut”. “Është detyrim i secilit prej nesh që interesat kombëtare t’i vëmë para se gjithash, të koordinohemi në baza ditore, të flasim me një zë të unifikuar”, tha Osmani.

“Siç kemi pasur nevojë edhe më parë, sërish kemi nevojë për mbështetjen e fuqishme të Shqipërisë, sidomos që të jetë zëri ynë në të gjitha instancat ndërkombëtare ku Kosova ende nuk ka përfaqësim”, tha ndër tjerash Osmani, duke përmendur synimin e vendit për t’u anëtarësuar në NATO e BE.

Përderisa politika shtetërore e Serbisë vazhdimisht po e sfidon integritetin territorial të Kosovës dhe angazhohet në agresion institucional kundër Kosovës në baza të rregullta, Osmani tha se “ne do të kemi nevojë për përkrahjen e Shqipërisë, e po ashtu edhe për përkrahjen e partnerëve euroaltantikë”.

(Kosova Sot Online)