SHSKUK për mjekun që u arrestua: Shkelësit e ligjit nuk kanë vend në institucionet publike shëndetësore

  • E.K /
  • 04 September 2023 - 14:29
SHSKUK për mjekun që u arrestua: Shkelësit e ligjit nuk kanë vend në institucionet publike shëndetësore

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka reaguar pas arrestimit të mjekut të QKUK’së në dyshimin për marrje ryshfeti, përcjell “Kosova Sot Online”.

SHSKUK ka thënë se me shqetësim e kanë pranuar lajmin, duke shtuar se drejtoria do të ndërmarrë të fjitha veprimet ligjore.

Në reagimin e tyre thuhet se shkelësit e ligjit nuk kanë vend në institucionet publike shëndetësore.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, me shqetësim ka pranuar lajmin se një mjek është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale, marrje e ryshfetit.Drejtoria e ShSKUK-së është duke e përcjellë me vëmendje këtë situatë dhe do të ndërmarr të gjitha veprimet ligjore. Shkelësit e ligjit nuk kanë vend në institucionet publike shëndetësore.Ftojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë raste të parregullsive”, thuhet në reagimin e tyre.

(Kosova Sot Online)