Para takimit të së enjtes me Osmanin, Stoltenberg iu flet eurodeputetëve për sigurinë evropiane

  • S.A /
  • 05 September 2023 - 12:37
Para takimit të së enjtes me Osmanin, Stoltenberg iu flet eurodeputetëve për sigurinë evropiane

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg të enjten do t’i informojë eurodeputetët mbi zhvillimet më të fundit të sigurisë evropiane dhe bashkëpunimin BE-NATO, transmeton "Kosova Sot Online".

Sipas një njoftimi të publikuar në faqen e Parlamentit Evropian, fjalimi i sekretarit të Aleancës Veri-Atlantike në Komisionin e Punëve të Jashtme dhe Nënkomitetin për Siguri dhe Mbrojtje do të pasohet nga një shkëmbim pikëpamjesh me eurodeputetët.

Kjo paraqitje e zyrtarit të lartë të NATO-s në PE që nis pas orës 8 të mëngjesit i paraprin takimit po të njëjtën ditë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Takimi Stoltenberg-Osmani është paralajmëruar të mbahet në selinë e NATO-s në Bruksel në mesditë. Ende nuk janë bërë të ditura arsyet e këtij takimi, por ajo që dihet është se të dy do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit.

(Kosova Sot Online )