Skena qesharake në Porto-Arouca, arbitri anulon penalltinë pas telefonatës (Pamje)

  • S.A /
  • 05 September 2023 - 10:23
Skena qesharake në Porto-Arouca, arbitri anulon penalltinë pas telefonatës (Pamje)

Sfida mes Portos dhe Aroucës në kampionatin portugez ka shkaktuar polemika të shumta, pasi skenat e ofruara kanë qenë vërtetë në kufijtë e qesharakes, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kjo pasi arbitri akordoi 17 minuta shtesë, ndërkohë që ndeshja ishte me rezultatin 0-1 për miqtë dhe më pas një penallti në favor të Portos.

Por duke mos qenë i sigurt, shkoi të rishikojë aksionin në VAR. Aty pa që monitori ishte i fikur dhe iu deshtë fliste në telefon me kolegët e tij në sallën VAR, të cilët i konfirmuan se nuk ishte penallti.

Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, pasi rregullorja e lejon diçka të tillë, por Ppsi ndryshoi vendimin, arbitri vijoi lojën, duke çuar shtesën në 22 minuta, teksa më vonë akordoi një tjetër penallti për Porton, e cila u shpërdorua. Gjithsesi në fund vendasit ia dolën të shënojnë golin e barazimit.

Për gjithë skenat që ndodhën, reagoi ashpër edhe klubi i Benficës, që kritikoi jo pak arbitrin kryesor dhe veçanërisht faktin që ai ishte gati të jepte shtesë pafund, derisa Porto të shmangte humbjen.

(Kosova Sot Online )