Numri i vrasje në Kosovë, eksperti i sigurisë: Dominojnë arsyet banale, të ulëta dhe hakmarrëse

  • E.K /
  • 05 September 2023 - 13:29
Numri i vrasje në Kosovë, eksperti i sigurisë: Dominojnë arsyet banale, të ulëta dhe hakmarrëse

Këtë vit, vetëm deri me 4 shtator në Kosovë janë regjistruar 19 vrasje, përcjell ‘Kosova Sot Online”.

Lidhur me këto statistika, profesori universitar dhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Fatmir Çollakaj , ka thënë se motivet për këto vrasje janë nga më të ndryshmet, mirëpo sipas tij, dominojnë ato banale, apo të pajustifikueshme, hakmarrëse dhe motive tjera.

“Po nuk ndalen kurrë, nuk ndalen askund vrasjet. Shkaqet mund të jenë të shumta, mund të jenë të ndryshme. Motivet e kryerësve të këtyre veprave penale në shumicën e rasteve të evidentuara deri tani dhe të analizuara, rezultojnë të jenë motive të ndryshme, dominim motivet edhe të ulëta, dominim motivet hakmarrëse dhe motivet tjera. Prandaj, nëse i analizojmë disa nga këto raste që kanë ndodhë në Republikën e Kosovës, edhe vitin 2022, edhe vitin 2023, në strukturën e këtij numri janë prezentë edhe kategoria e vrasjeve kur kryerësit për motive të ulëta, motive banale që në perceptimin popullor rezulton, sinqerisht janë prezentë për një numër jo i vogël i tyre, që kryerësit për motive krejtësisht të parëndësishme, ose krejtësisht banale, ose domethënë s’ka asnjë motiv që e arsyeton vrasjen, përveç ligjërisht të paraqitur rasteve e veçanta, specifikisht me ligj të përcaktuar kur është në vetëmbrojtje dhe vetëmbrojtja është e domosdoshme. Përveç në ato raste që një mënyrë apo tjetër ekziston një arsyeshmëri e zmbrapsjes së sulmit të qasshëm në kuptimin e rrethanave lehtësuese në përgjithësinë penale, krejt rasteve tjera janë të pajustifikuara, të paarsyeshme”, tha Çollakaj.

(Kosova Sot Online)