EURACTIV: Gjermania s’ka ndryshim qëndrimi për vizat, Macroni foli pa marrëveshje me Berlinin

  • E.K /
  • 05 September 2023 - 13:35
EURACTIV: Gjermania s’ka ndryshim qëndrimi për vizat, Macroni foli pa marrëveshje me Berlinin

Mediumi “EURACTIV” ka raportuar sot lidhur me deklaratën e bërë para disa ditësh nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ku u paralajmërua se mund të ketë ndryshim në qëndrimin për vizat në rast se Kosova dhe Serbia nuk sillen me përgjegjësi. Macron kishte lënë të kuptohet se ky është një qëndrim i përbashkët me Gjermaninë.

Por të thirrur në burimet e tyre, “EURACTIV” shkruan sot se Gjermania s’ka ndryshim pozicioni nga ai se liberalizimi i vizave do të ndodh dhe kosovarët do të mund të udhëtojnë lirshëm në Zonën Schengen nga 1 janari 2024.

Gjithashtu siç raporton “EURACTIV”, Macron ka përfshirë edhe Gjermaninë në deklaratën e tij për vizat, pa “ e marrë aprovimin e Berlinit”.

“Gjermania do të qëndrojë në afatin e 1 janarit 2024 dhe nuk ka plane për të devijuar nga kjo rrugë, që do të thotë se përfshirja e Gjermanisë nga Macron në deklaratën e tij është bërë pa marrëveshjen e Berlinit”, thuhet në raportimin e “EURACTIV”./

(Kosova Sot Online)