Për të rritur numrin e lindjeve miliarderi u ofron njerëzve mace dhe qen

  • A.P /
  • 05 September 2023 - 15:05
Për të rritur numrin e lindjeve miliarderi u ofron njerëzve mace dhe qen

Kandidati i pavarur për president të Tajvanit, Terry Gou, dëshiron të marrë masa kundër plakjes së popullsisë së Tajvanit duke u shpërndarë kafshë shtëpiake familjeve me fëmijë të porsalindur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Rënia e popullsisë së vendit ka shkaktuar frikë për të ardhmen e zhvillimit ekonomik pasi pritet një mungesë talentesh. Bizneset kanë kërkuar importin e më shumë punëtorëve migrantë, ndërsa sipërmarrësit kanë theksuar nevojën për të tërhequr studentë të huaj dhe për t'i bindur ata të qëndrojnë pas diplomimit.

Miliarderi, i cili është themeluesi dhe ish-drejtori ekzekutiv i Foxconn, prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve elektronike, klientët kryesorë të të cilit përfshijnë Apple, sugjeroi që në të ardhmen, nëse një çift do të kishte një fëmijë, duhet të merrte një kafshë shtëpiake shtesë, ndërsa në rastin e dy fëmijëve, do t'i jepeshin dy kafshë shtëpiake.

(Kosova Sot Online)