Korrespodentja e Kyiv Post: Mund të ketë tensione të reja Kosovë-Serbi

  • E /
  • 06 September 2023 - 13:00
Korrespodentja e Kyiv Post: Mund të ketë tensione të reja Kosovë-Serbi

Korrespodentja e Kyiv Post, Ivana Stradner, ka shkruar duke pretenduar se së shpejti mund të ketë përshkallëzime të reja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Stradner ka thënë se një gjë të tillë tashmë e kanë bërë të ditur mediat në Serbi, ndërkohë që Rusia sipas saj po i rregullon kushtet e informimit.

Ajo tutje ka thënë se nëse ndodh një gjë e tillë, BE dhe NATO do të reagojnë në rrjete sociale për të treguar se sa të shqetësuar janë.

“NATO dhe BE do të lëshojnë një postim tjetër në Tëitter për të thënë se sa të shqetësuar janë”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)