Kurti takohet me drejtorin e organizatës ndërkombëtare ku Kosova u bë pjesë

  • E.K /
  • 06 September 2023 - 14:26
Kurti takohet me drejtorin e organizatës ndërkombëtare ku Kosova u bë pjesë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takimin e radhës në Tallinn të Estonisë, e zhvilloi me Kryeshefin Ekzekutiv të Partneritetit për Qeveri të Hapur (OGP), Sanjay Pradhan, përcjell “Kosova Sot Online”.

Bashkë folën për anëtarësimin në muajin gusht të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare pas shumë viteve përpjekjesh, përfitimet, përgjegjësitë dhe rolin e Kosovës si anëtare e re.

Kurti e informoi Pradhan me punën e Komitetit Kombëtar Koordinues për sa i përket hartimit të Planit Kombëtar të Veprimit 2023-25, i cili bazohet në katër shtylla kryesore: Qeverisja Digjitale; Të Dhënat e Hapura (Open Data); Përfshirja e Qytetarëve; dhe Anti-Korrupsioni.

Duke qenë ky viti i parë i anëtarësimit të Kosovës në OGP, siç njofton ZKM, Kurti po ashtu nënvizoi rëndësinë dhe nevojën për mbështetje nga kjo organizatë në fillimin e zbatimit të Planit Kombëtar, teksa shprehu falënderimin e tij për bashkëpunimin e deritanishëm.

(Kosova Sot Online)