Muhaxheri deklarohet nga mbledhja e LDK-së: Po finalizohet programi Qeverisës i fitores, ne po merremi me punët tona

  • E.K /
  • 06 September 2023 - 14:39
Muhaxheri deklarohet nga mbledhja e LDK-së: Po finalizohet programi Qeverisës i fitores, ne po merremi me punët tona

Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdon ditën e dytë të mbledhjes me akterët kryesorë të partisë për finalizimin e programit “Rruga e Re”, transmeton "Kosova Sot Online".

Sot po diskutohet intensivisht rreth detajeve të fundit të projekteve madhore që përfshijnë sektorin e ekonomisë, energjisë, arsimit, etj.

Nga kjo mbledhje është deklaruar kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, që është edhe nënkryetar i LDK-së.

‘Ju konfirmojë se jemi në diskutimet përfundimtare për programin e LDK-së, i cili do të dal nga këtu dhe i njejti pastaj do të finalizohet në Kuvendin e LDK-së. Bëhet fjalë, pra për programin qeverisës të LDK-së.’-tha Muhaxheri.

‘Tani mund tju them sigurt, vetëm se ne po merremi me punët tona dhe këto janë përgatitje shumë, shumë serioze për të ardhmen. Programi ‘Rruga e Re’ është program qeverisës për vendin.’-shoti ai.

(Kosova Sot Online)