Ngjarje e rëndë në Fier: Vdes 66-vjeçarja, dyshohet se në gjendje depresioni është vetëhedhur nga kati i tretë i ndërtesës

  • E.K /
  • 06 September 2023 - 14:51
Ngjarje e rëndë në Fier: Vdes 66-vjeçarja, dyshohet se në gjendje depresioni është vetëhedhur nga kati i tretë i ndërtesës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku mësohet se 66-vjeçarja ka vdekur pasi është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas burimeve zyrtare, dyshohet se e ndjera ka qenë në gjendje depresioni.

Njoftimi i Policisë Fier

U referuan materialet në Prokurori për vlerësim pasi shtetasja V. M., 66 vjeç, banuese në lagjen “1 Maji”, Fier, dyshohet në gjendje depresioni është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)