Policia e identifikon personin që valëviti flamurin “Autochthonus” në tubimin ku ishte Kurti

  • E.K /
  • 06 September 2023 - 15:23
Policia e identifikon personin që valëviti flamurin “Autochthonus” në tubimin ku ishte Kurti

Ministria e Punëve të Brendshme , ka njoftuar se ka identifikuar autorin që valëviti flamurin e Shqipërisë së Madhe në Tetovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Bëhet fjalë për A.M (21), shtetas gjerman dhe ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal në prokurorinë kompetente.

“Departamenti i Policisë Kriminale – Sektori për Krime të Përgjithshme dhe krime të dhunshme në bashkëpunim me SPB Tetovë zbardhi ngjarjen penalo-juridike të ndodhur më 11.08.2023 në sheshin në Tetovë, gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kur flamuri i ashtuquajtur “Shqipëria e Madhe”, me çka ka krye vepër penale sipas nenit 319 të Kodit Penal. Pas marrjes së masave taktike operative u konstatua identiteti i personit që ka kryer veprën penale – A.M.(21), i cili është shtetas gjerman. Në koordinim me PThP Tetovë, kundër personit nga neni 319 i Kodit Penal do të parashtrohet kallëzim penal në prokurorinë kompetente për veprime të mëtutjeshme”, thonë nga MPB.

Ky rast dhe pritja e Albin Kurtit në Tetovë dhe Çair hapi debat të madh në opinionin e Maqedonisë së Veriut dhe jo vetëm.

(Kosova Sot Online)