Në Gjakovë konfiskohen armë lidhur me rastin e kanosjes

  • A.P /
  • 06 September 2023 - 22:08
Në Gjakovë konfiskohen armë lidhur me rastin e kanosjes

Raportohet se me datën 16.03.2023, njësitet patrulluese në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë ju kanë përgjigjur një rasti kanosje të raportuar në rrugën “Sylejman Hadum Aga” në Gjakovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Zyrtarë Policorë në kuadër të këtij stacioni, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy të dyshuar, meshkuj kosovarë të moshës madhore, njofton sot policia.

“Tek njëri nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta të cilat dyshohet se janë përdorur në rast. Po ashtu tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, tha policia.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit njëri nga të dyshuarit është ndalur në mbajtje për 48 orë.

(Kosova Sot Online)