Grafite me shkrime nxitëse në disa shtëpi në Leposaviq, policia hap rast

  • E.k /
  • 07 September 2023 - 10:10
Grafite me shkrime nxitëse në disa shtëpi në Leposaviq, policia hap rast

Policia ka hapur rast, pasi gjatë patrullimit, në muret e disa shtëpive në Leposaviq kanë vërejtur disa grafite shkruara me përmbajtje kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka hapur rast “sulm kundër rendit kushtetues”.

Rasti është në hetime.

“Leposaviq 06.09.2023 – 00:40. Njësitet policore gjatë patrullimit në muret e disa shtëpive kanë vërejtur disa grafitë të shkruara me përmbajtje kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga ekipet përkatëse te hetuesisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)