Pendarovski: Kurti erdhi ta nderojë mentorin e tij ma të madh Adem Demaçin, ikonografia e cila shihej pas paraqitjes së tij ishte irrituese

  • E.K /
  • 07 September 2023 - 11:06
Pendarovski: Kurti erdhi ta nderojë mentorin e tij ma të madh Adem Demaçin, ikonografia e cila shihej pas paraqitjes së tij ishte irrituese

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka komentuar  vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në Tetovë dhe Çair, përcjell “Kosova Sot Online”.

Pendarovski ka thënë se Kurti nuk e ka keqpërdorur asnjë sekondë vizitën e tij.

Ai tha se Kurti ka nderuar qytetin e Shkupit.

“Unë nuk kam asnjë problem ta kuptoj logjikën e Albin Kurtit për vizitën e tij. Edhe unë nëse do të isha në vendin e tij do të vija. Ai ka ardhur këtu të bëjë nderë për një rrugë që e emëruam me shumë mundësi të mentorit të tij më të madh politik, Adem Demaçit. Por ikonografia, e cila shihej pas paraqitjes së tij, ishte irrituese dhe në këto konstelacione në të cilën ka ndenja dhe emocione të nxehta mes shqiptarëve dhe maqedonasve, sidomos në dy vitet e fundit, për atë që po ndodh më bullgarët, bllokadat drejt BE-së, demonstratat, mitingje për atë arsye kështu me radhë” ka thënë Pendarovski.

(Kosova Sot Online)